Kalo te përmbajtja

Komuniteti / 2 qershor 2025

Elen mbështet projektin KosLift

Elen nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ipko Foundation për krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë përmes projektit KosLift.

Electric car charging at a home charging station

Jashtëzakonisht të kënaqur që nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me “Ipko Foundation”, përmes së cilës, me projektin KosLift, do të bashkëpunojmë në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë.

Bashkërisht do të jetë një rrugëtim sa kreativ aq edhe sfidues për të përzgjedhur më të mirët prej të mirëve. Programe të tilla i nevojiten shumë tregut të punës. Inkurajojmë edhe institucionet dhe organizatat e tjera që të zhvillojnë projekte të tilla për krijimin e mundësive për punësim të të rinjve.

KosLift ka rekrutuar dhe do të trajnojë 1,000 studentë në shkathtësi të nevojshme dhe të kërkuara nga tregu i punës, si menaxhim, mendim kritik, programim, aftësi të buta dhe të tjera, duke i përgatitur ata për punësim të mundshëm dhe duke krijuar një fuqi punëtore më të aftë.